Flash News

POLITIKOFF

VIDEO/ Me fishekzjarre dhe miq të mirë, dalin pamjet nga festa në bregdet e ditëlindjes së Ori Nebijajt

VIDEO/ Me fishekzjarre dhe miq të mirë, dalin pamjet nga festa në

Më 21 korrik moderatorja Ori Nebijaj mbushi 35 vjeç dhe ditëlindjen ka zgjedhur ta festojë mbrëmjen e djeshme me miqtë e saj. Festa është organizuar në bregdet, me një atmosferë mjaft të ngrohtë në shoqërinë e shoqërisë.

Mes të ftuarve të saj specialë ishin personazhe të njohur nga bota e showbiz-it, të cilët ndanë në rrjetet e tyre sociale pjesë nga festa e çmendur.

E mesa duket nga momentet e publikuara, Ori e ka shijuar në maksimum atmosferën duke marrë plotësisht vëmendjen e vajzës së ditëlindjes.

Ori aktualisht është duke moderuar "Pushime on Top" me Flori Gjinin, ndërsa vlen të theksohet se përveç televizionit, po aq aktive është dhe në politikë, pasi në zgjedhjet e 25 Prillit garoi si kandidate për deputete me Partinë Demokratike, por arriti të fitonte dot mandatin e deputetit, ndërkohë që së fundmi është zgjedhur anëtare e Këshillit Kombëtar në këtë forcë politike.



Të fundit