Flash News

POLITIKOFF

VIDEO/ Operacion masiv anti-korrupsion në Rusi, gjendet dhe një tualet i artë

VIDEO/ Operacion masiv anti-korrupsion në Rusi, gjendet dhe një tualet

Një tualet me veshje ari dhe lukse të tjera u gjetën në një vilë të kontrolluar nga hetuesit rusë, të cilët bëjnë me dije se kanë shkatërruar një bandë policie të korruptuar.

Uebfaqja e Komitetit Hetues (SK) ka publikuar një video e cila tregon luksin e brendshëm në vilën e madhe, midis shumë pronave të bastisura.

Koloneli Aleksi Safonov, kreu i policisë së trafikut në rajonin jugor Stavropol, u arrestua me gjashtë të tjerë.

Policia e trafikut dyshohet se ka marrë ryshfet për lëshimin e lejeve të rreme për bizneset. Lejet dyshohet se u lejonin shoferëve të kalonin nëpër pikat e kontrollit të policisë me ngarkesa të paautorizuara të grurit dhe materialeve të ndërtimit.

Të akuzuarit ende nuk kanë komentuar mbi akuzat.

Forcat policore në të gjithë Kaukazin e Veriut të Rusisë u përfshinë në operacionin anti-korrupsion. SK thotë se kreu rreth 80 kërkime - përfshirë në zyrat e policisë rrugore - dhe sekuestroi sasi të mëdha parash, si dhe makina luksoze, raporton BBC.

Të fundit