Flash News

POLITIKOFF

VIDEO/ Pogba "kopjon" Ronaldon, largon nga tavolina birrën "Heineken"

VIDEO/ Pogba "kopjon" Ronaldon, largon nga tavolina birrën

Tani po kthehet në një modë ku futbollistët po largojnë produketet që sponsorizojnë kampionatin europian, nga tavolinat si një protestë simbolike.

Ylli francez Paul Pogba, një nga futbollistët më të paguar në botë, ka ndjekur Cristiano Ronaldon. Pasi ylli i luzitanëve largoi nga tavolina e konferencës për shtyp shishet e Coca Cola, një veprim të ngjashëm e ka bërë Paul Pogba, mesfushori i Francës pas fitores me Gjermaninë.

I zgjedhur “Njeriu i Ndeshjes”, ai largoi një shishe birre “Heineken”, e cila është partneri zyrtar i birrës në Euro 2020 por Pogba - i cili besohet se vlen më shumë se 100 milion dollarë - është mysliman kështu që pirja e alkoolit konsiderohet "harram" për të.

Është e paqartë pse një shishe Heineken, e cila mungonte në konferencën për shtyp të Ronaldos dhe lojtarëve të tjerë, u vendos në tryezën e Pogba duke pasur parasysh bindjet e tij fetare. Pogba nuk është myslimani i parë që zhvillon një protestë të tillë.

Ylli francez ka shpjeguar më parë se si nëna e tij praktikonte Islamin por nuk ndikoi tek bijtë e saj, megjithëse Pogba iu përkushtua fesë si i rritur pas diskutimeve me miqtë.

Të fundit