Flash News

POLITIKOFF

Video që e tregon më mirë se si Covid-19 shpërndahet vetëm duke folur

Video që e tregon më mirë se si Covid-19 shpërndahet

Parukierët, estetistët dhe profesionistët mjekësorë të cilët janë të infektuar me Covid-19 mund të përhapin virusin tek pacientët dhe klientët e tyre vetëm duke folur - sipas studimit të fundit.

Pamjet tregojnë se si grimcat që dalin nga goja e një personi teksa ata flasin mund të përhapen tek të tjerët, edhe kur këta janë duke mbajtur maskë.

Disa studime të mëparshme kanë treguar se piklat që shpërndahen në ajër në momentin që teshtijmë, rrisin rrezikun e përhapjes së virusit. Por studimi i ri mbështet teorinë se vetëm duke folur, një person i infektuar mund ta transmetojë virusin te një tjetër.

Studiuesit japonezë nga Universiteti 'Aoyama Gakuin' në Tokio përdorën tym dhe dritë lazer për të ndjekur frymëmarrjen pasi del nga goja e personit që flet. Ata rikrijuan skenarë kur një person mbështetet mbi një person tjetër, të tilla si kur lan flokët ose kryen një ekzaminim dentar.

Një vullnetar u përkul mbi një person tjetër dhe nxori frymën pasi mori frymë në tym nga një cigare elektronike e adaptuar e cila prodhonte tym artificial të përbërë nga pika me diametër rreth një të dhjetës së mikrometrit, e ngjashme me madhësinë e një grimce virusi.

Kimikatet në përzierjen e tymit - një përzierje e glicerinës dhe propilen glikolit - krijojnë një re e cila shpërndan dritën kur ndriçohet me një lazer.

Video që e tregon më mirë se si Covid-19 shpërndahet

Kjo lejon vizualizimin e modeleve të rrjedhës së ajrit. Në studimin, botuar në 'Physics of Fluids', morën pjesë disa persona, njëri me maskë, dhe tjetri pa maskë.

Ata u udhëzuan që të shqiptonin vazhdimisht 'onegaishimasu', një përshëndetje tipike japoneze. Studimi u zhvillua në një sallon flokësh.

Studimi zbuloi se ajri i nxjerrë nga një person i cili nuk mban maskë, bie për shkak të gravitetit mbi një pacient ose klient. Hetuesit gjithashtu zbuluan se maskat e fytyrës mund të parandalojnë çdo aerosol që të kalojë nga një personi te tjetri, prandaj është i nevojshëm përdorimi i tyre.

Burimi: Daily Mail

 

Të fundit