Flash News

POLITIKOFF

Video që po bën xhiron e rrjetit: Rusët i qëllojnë, ukrainasit nuk ndalojnë dhe marshojnë drejt tyre

Video që po bën xhiron e rrjetit: Rusët i qëllojnë,

Pavarësisht se ndodhen nën terrorin rus, ukrainasit nuk dorëzohen. Ata kanë protestuar edhe në disa qytete të cilat tashmë janë nën kontrollin  e ashpër të rusëve.

Një video e publikuar nga një gazetare ukrainas, e cila gjatë gjithë lëtyre ditëve ka raportuar dhe mbajtur publikun me informacione në kohë reale nga Ukraina, tregon guximin dhe këmbënguljen e popullit të saj.

Në videon që është bërë virale, e cila vetëm në shumë pak orë nga publikimi ka marrë rreth 1 milionë klikime dhe qindra mijëra "retweet", duken ukrainasit që protestojnë dhe marshojnë drejt ushtarëve rus, dhe pse këta të fundit gjuajnë më armë kundrejt tyre.

"Ukrainasit marshojnë drejt ushtarëve rusë ndërsa u qëlluan. Të gjithë duhet ta shikojnë këtë video,"- shkruan gazetarja ukrainase Anastasiia Lapatina.

Të fundit