Flash News

POLITIKOFF

Videoja e truprojës që ndjek pas Paris Hilton me vrap në Coachella bëhet virale në TikTok

Videoja e truprojës që ndjek pas Paris Hilton me vrap në

Një video e truprojës së Paris Hilton duke e ndjekur pas trashëgmtaren e famshme - teksa ajo kërcente në Coachella - është bërë virale në TikTok.

Në klip, 41-vjeçarja duket se po e shijon në maksimum atmosferën duke kërcyer dhe duke e lënë veten të lirë, ndërsa truproja i saj vraponte për ta ndjekur.

"Mënyra si truproja i Paris Hilton duhet ta ndjekë pas në vapën e shkretëtirës ndërsa ajo po largohet," komenton një fans.

As Hilton nuk i rezistoi momentit viral dhe e ripostoi videon në Story-n e saj në Instagram. Disa fansa u mblodhën në seksionin e komenteve të videos në TikTok dhe Instagram për të bërë shaka me truprojën i cili dukej më shumë si një shoqërues i lodhur sesa një truprojë.

“Duken si një baba dhe fëmija i tij i vogël."

“Dua të shoh vetëm pamjet e truprojave të famshme që tani. Shpresoj që ata të paguhen mjaftueshëm.”

Të fundit