Flash News

POLITIKOFF

Videoja skandaloze e Megi Pojanit në varreza, reagon Rozana Radi: Arrite deri këtu për pak famë

Videoja skandaloze e Megi Pojanit në varreza, reagon Rozana Radi: Arrite

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar ashpër ndaj moderatores Megi Pojani, pasi kjo e fundit shfaqet duke u tallur me stërgjyshen e saj të vdekur në varreza.

Moderatorja ndodhej tek varri i stërgjyshes ku shihej duke bërë lëvizje provokuese mbi varr, tall dhe përqesh të ndjerën teksa po i pastronte vendin, ku në një postim në rrjetet sociale Rozana thotë se Megi nuk është mirë mendërisht si dhe po kalon çdo limit për pak famë.

Ndër të tjera këngëtarja shprehet se është shokuar nga kjo video pasi ka humbur nënën në një moshë të re dhe këto pamje e kanë lënë pa fjalë.

Nuk ka qenë një ditë e mirë sepse si sot para 16 vitesh kam humbur nënën në një moshë relativisht të re. Ndërkohë sot shikoj në rrjet një video të shëmtuar të Megi Pojanit në varreza e cila më ka shokuar më ka lënë pa fjalë. Nuk e di se çfarë është në gjendje njeriu të bëjë për pak famë, nuk e kuptoj dhe nuk e arsyetoj dot këtë video. Nuk gjej fjalë, mo Megi Pojani të ruajt Zoti mendtë e kokës sepse mendoj se ti nuk je mirë mendërisht, ti ke probleme”, dëgjohet të thotë Rozana.

Të fundit