Flash News

POLITIKOFF

Vijoi sharjet dhe ofendimet në rrjetet sociale, arrestohet sërish Cllevio

Vijoi sharjet dhe ofendimet në rrjetet sociale, arrestohet sërish

Vetëm 3 ditë pasi u lirua nga burgu ku qëndroi një muaj e gjysmë, reperi i njohur si Cllevio është arrestuar sërish.

Reperi i njohur si Cllevio ka qëndruar një muaj e gjysmë në burg pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak duke u konfrontuar me Noizyn dhe grupin e tij. Shkak për arrestimin e sotëm janë bërë ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme në rrjetet sociale që nga momenti kur la qelinë.

Në momentin kur efektivët e policisë i kanë ardhur në shtëpinë e tij në Lushnje, Cllevio ka qenë “live” në rrjetet sociale. Edhe gjatë shoqërimit, reperi vazhdon të jetë live në Instagram.

Vijoi sharjet dhe ofendimet në rrjetet sociale, arrestohet sërish

Të fundit