Flash News

POLITIKOFF

Vin Diesel flet për herë të parë për konfliktin e famshëm me The Rock

Vin Diesel flet për herë të parë për konfliktin e

Aktori Vin Diesel ka folur më në fund për debatin e tij të famshëm me Dwayne Johnson. Thuhet se dy aktorët kanë patur një  mosmarrëveshje gjatë gjithë xhirimeve të filmave të fundit.

Konflikti mes tyre lindi në vitin 2016-të gjatë xhirimeve të filmit "The Fate of the Furios". Aktori Dëayne Johnson ishte në fakt ai që e bëri publik këtë debat përmes një postim në Instagram ku tha se disa njerëz sillen në shesh si burra të mëdhenj dhe profesionistë të vërtetë, ndërsa të tjerët jo.

Vin Diesel flet për herë të parë për konfliktin e

Ndërsa disa vite më vonë, Diesel foli  për herë të parë rreth këtij konflikti. Ai ka dhënë një intervistë për "Men’s Health" për filmin dhe tregoi se konflikti me aktorin tjetër lindi për shkak të ndryshimeve kreative mbi karakterin e Johnson.

Vin Diesel flet për herë të parë për konfliktin e

“Ishte një karakter i ashpër për t’u mishëruar, karakteri i Hobbs. Përqasja ime në atë kohë ishte  ‘dashuri e ashpër’ për të ndihmuar që ajo performancë të ishte aty ku duhej. Si producent, thashë: ‘Mirë, ne do të marrim Dëayne Johnson, i cili është i lidhur me mundjen/boksin dhe do t’i tregojmë audiencës një karakter të tij në personazh që ata nuk e njohin”, tha Vin Diesel.

Vin Diesel flet për herë të parë për konfliktin e

Diesel theksoi se ai është "krenar"  për mënyrën se si ka funksionuar karakteri dhe thotë se tensioni i tij me Johnson lindi thjesht nga përpjekja për ta bërë atë të duhur:

“Kjo kërkoi shumë punë. Ne duhej të arrinim aty ku duhej dhe në atë kohë mund të jem treguar i ashpër, por e kam bërë me dashuri. Do bëja gjithçka për t’i çuar performancat aty ku duhej."

Të fundit