Flash News

POLITIKOFF

Vin Veli u ftua të ishte pjesë e "Big Brother Vip", por ai refuzoi dhe tregon arsyen përse

Vin Veli u ftua të ishte pjesë e "Big Brother Vip", por ai

Vin Veli, i cili është një Dj shumë i njohur në vend, dhe po ashtu ai njihet edhe si ish-i dashuri i Bora Ze,anit dhe babai i djalit të saj. Edhe Dj.Vini qenkërka ftuar në "Big Brother Vip (e imagjinoni dot ai dhe Donaldi bashkë në shtëpinë më të famshme të momentit)  por ish-partneri i Borës e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e shtëpisë.

I ftuar së fundmi në rubrikën “Trotuar” në “E diell” ai zbuloi se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e BBV dhe arsyen pse refuzoi.

“Nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai. Më pas ai shtoi se si ai ka dhe njerëz të tjerë që nuk shohin Big Brother, për arsye nga më të ndryshmet.

"Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqëndrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë."

Të fundit