Flash News

POLITIKOFF

"Vip Dado" emisioni më i ri në To Channel, Anita Haradinaj jep detaje: Motra dhe kunata ime do jetë prezantuese

"Vip Dado" emisioni më i ri në To Channel, Anita Haradinaj

Shumë shpejt do të nisë në ekranin e Top Channel "Vip Dado" që është një 'reality-show' që pati një sezon shumë të suksesshëm në Kosovë dhe tani do të nisë transmetimin në Shqipri. Ky emsision do të jetë si rubrikë në "E diell" që transmetohet çdo të dielë në TCH.

"Vip Dado" emisioni më i ri në To Channel, Anita Haradinaj

E ftuar sot në "Wake Up", Anita Haradinaj - e cila do jetë pas kamerave si producente - ka treguar më shumë detaje rreth kësaj rubrike.

E para është që motra e saj - njëkohësisht dhe kunata - Lola Haradinaj. Më pas ajo ka shpjeguar më shumë detaje për formatin, duke e quajtur “një angjenci dadosh VIP”.

"Nuk është tamam tamam reality-show. Ideja është: Një familje e re e zakonshme, që nuk ka dado, kërkojnë një të tillë, dhe atë dado ia çojmë ne, për një orar të shkurtër”, tha ajo, duke shtuar se kanë një “database”, me të dhënat e VIP-ave, dhe përmes tyre zgjedhin se cili prej tyre i përshtatet familjes që kërkon një dado. Gjithashtu Anita shtoi se ndihet në shtëpi në “Top Channel”, për shkak të komoditetit, e mikpritjes, duke shtuar se momentalisht kalon më shumë kohë në Tiranë, sesa në Kosovë.

Të fundit