Flash News

POLITIKOFF

“Virgjëresha Shqiptare”, premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë

“Virgjëresha Shqiptare”, premierë në Festivalin

Premiera Botërore e filmit me metrazh të gjatë “Virgjëresha Shqiptare”, do të shfaqet në edicionin e 37-të të 'Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë', në kategorinë zyrtare e konkurrencës ndërkombëtare.

“Virgjëresha Shqiptare”, premierë në Festivalin

Ky edicion pritet të fillojë nga 8 tetori deri me 17 tetor të këtij viti. Aktorja kryesore e këtij filmi, Rina Krasniqi, është shprehur krenare për premierën botërore të “Virgjëreshës shqiptare”.

“Nuk mund ta shpreh sa krenarë jemi që më në fund e ndajmë këtë projekt të përzemërt me botën. Kaq shumë njerëz punëtorë për të falënderuar!”, shkruan Krasniqi në profilin e saj në Facebook.

Skenari shkruar nga Katja Kittendorf, realizuar nga regjisori Philipp Thomas, ndërsa producente e këtij filmi është shqiptarja Anita Elshani.

Të fundit