Flash News

POLITIKOFF

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet dhe divorcet

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet dhe divorcet

Numri i lindjeve dhe vdekjeve gjatë 2020 mund të mos reflektojë realitetin pasi për shkak të pandemisë, mosraportimet  nëpër zyrat e gjendjeve civile në të gjithë Shqipërinë mund të mos jenë reflektuar në regjistrat perkatës.

Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga INSTAT,  numri i lindjeve për tremujorin e tretë të 2020 është 7.386, duke shënuar një rënie me 4,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë të 2019. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë të 2020 rezulton 6.294, duke shënuar një rritje prej 25,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë të 2019. Gjatë tremujorit të tretë të 2020, numri i lindjeve tejkalon me 1.092 numrin e vdekjeve.

Lindjet 

Në tremujorin e tretë 2020, vetëm një qark i vendit ka shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në njëmbëdhjetë qarqet e tjera shënohet rënie. Në tremujorin e tretë 2020, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.484 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 143 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Gjirokastrës me 17,2 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku I Vlorës me 25.2 %.

Vdekjet

Në tremujorin e tretë 2020, në të dymbëdhjetë qarqet e vendit shënohet rritje e numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në tremujorin e tretë 2020, numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 138 vdekje, ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.706 vdekje. Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të tretë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Vlorës, me 2,6 %, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e ka qarku i Lezhës, me 46,4 %.

Divorcet

Nëse do  flasim për divorcet, sipas të dhënave të Monitor,  gjatë ditëve të karantinës janë rritur rastet e dhunës në familje. Kjo si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë të izoluar, por edhe prej vështirësive ekonomike gjithnjë në rritje për familjet shqiptare. Sipas organizatave në mbrojtje të grave, telefonatat për arsye të dhunës, janë rritur me 40% gjatë ditëve të karantinës. Ndërkohë që izolimi e ka bërë të pamundur largimin nga banesa të viktimës së dhunës, duke imponuar bashkëjetesën me dhunuesin.

Si rrjedhojë, vitet e fundit te familjet shqiptare janë shtuar ndjeshëm rastet e divorceve, ku sipas INSTAT, një e pesta e martesave përfundojnë në divorc. 

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet dhe divorcet

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet dhe divorcet

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet dhe divorcet

Viti i Shqipërisë në shifra; lindjet, vdekjet dhe divorcet

Të fundit