POLITIKOFF

"Vjehrrat nga Tirana", komedia greke që ve në lojë mentalitetin e origjinës

"Vjehrrat nga Tirana", komedia greke që ve në lojë

"Vjehrrat nga Tirana", kështu titullohet seriali më i ri televiziv që do të transmetohet së shpejti në kanalin grek MEGA.

Një komedi me skenarin dhe regjinë e Michail Reppas dhe Thanasis Papathanassiou, që vendos në qendër të vëmendjes një familje të sapoardhur në fshatin grek, e cila do të ekspozojë hipokrizinë e politikanëve vendas dhe do të provojë kufijtë e rezistencës ndaj klisheve dhe mendësive të origjinës, shkruajne mediat greke. 

Një skenar, i cili ngatërron keqkuptimet me surrealizmin dhe konfliktet me kontradiktat. Me kastin më të fortë dhe më të njohur të aktorëve grek, të përshtatur me kolegët e rinj dhe të talentuar.

Aktorët në role: Elisavet Konstantinidou, Christos Hatzipanagiotis, Maria Lekaki, Michalis Reppas, Jenny Botsi, Sofia Vogiatzaki, Maria Georgiadou, Vassilis Koukouras, Panos Stathakopulos, Vasso Gouliovasakas, Daniel Nurka.

Në role të ndara: Eleni Gerasimidou, Katerina Zarifi, Penelope Pitsouli dhe Alexandros Antonopoulos.

Të fundit