Flash News

POLITIKOFF

Vjen në jetë vajza e Meghan dhe Harry-t, vogëlushja merr emrin e Mbretëreshës dhe Princeshë Dianës

Vjen në jetë vajza e Meghan dhe Harry-t, vogëlushja merr emrin e

Meghan Markle dhe Harry janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze. Vogëlushja mban emrin e dy grave më të rëndësishme në Mbretërisnë e Bashkuar, të Mbretëreshës dhe Princeshë Dianës.

Harry dhe Meghani kanë vendosur një emër në kujtim të Princeshës Diana dhe Mbretëreshës Elizabeth. Vogëlushja do të mbajë emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor.

Vjen në jetë vajza e Meghan dhe Harry-t, vogëlushja merr emrin e

Lili ka ardhur në jetë më 4 qershor, por lajmi është dhënë sot nga zëdhënësi i pallatit mbretëror.
Meghan e ka lindur vajzën në një spital në Santa Barbara.

Vjen në jetë vajza e Meghan dhe Harry-t, vogëlushja merr emrin e

“Nëna dhe vajza janë mirë dhe ndodhen në shtëpi. Vogëlushes i është vendosur emri Lili pasi Mbretëreshës, familja i thërrasin Lilibet. Emri i dytë, Diana i është vendosur në kujtim të princeshës së Wales. Duka dhe Dukesha ju falenderojnë për urimet teksa po shijojnë këtë moment special si familje”-thuhet në deklaratë.

Të fundit