Flash News

POLITIKOFF

Vrapim joshës, bashkojuni dhe ju këtyre vipave

Vrapim joshës, bashkojuni dhe ju këtyre vipave

Meqenëse palestrat janë të mbyllura (në fakt jo në Shqipëri) dhe sporte të tjera si futboll apo basketboll kërkojnë më shumë persona të përfshirë, jemi bërë të gjithë vrapues këto kohë - mesa duket.

Tani që duke filluar nga e enjtja maska është kthyer me detyrim në vendin tonë edhe në ambientet e jashtme, me siguri ka nga ju që do mendoni: "po po ju na flisni për vrapin , neve do na merret fryma me maskë", sërish ne ju inkurajojmë të bëni vrap si këta yje të Hollywood-it.

Matthew McConaughey
Vrapim joshës, bashkojuni dhe ju këtyre vipave

Mund të mos ketë një tjetër të famshëm që pëlqen kaq shumë vrapimet e gjata në plazh sesa Matthew McConaughey. Vetëm shikojeni pak sa po e shijon, bashkë me qenin e tij.

Clint Eastwood
Vrapim joshës, bashkojuni dhe ju këtyre vipave

Clint me këtë veshje na kujton vitet `70 dhe duket se po kënaqet duke vrapuar vetëm dhe larg njerëzve.

Flea
Vrapim joshës, bashkojuni dhe ju këtyre vipave

Flea, (këtu është duke vrapuar në Maratonën e Los Anxhelosit përmes një moti absolutisht të mjerueshëm), na mëson dy gjëra: pavarësisht sa e pakëndshme mund të jetë, ju mund t`ja dilni. Sidomos nëse keni veshur pantallona të shkurtra të shkurtra.

Will Ferrell
Vrapim joshës, bashkojuni dhe ju këtyre vipave

Gjithmonë hidratohuni. Mos vishmi kurrë mëngë. Ndonjëherë, nëse keni flokët e Will Ferrell - vendosni një shirit koke.

Burimi: GQ.com/ Përshtati në shqip duke shtuar dhe pjesë nga aktualiteti në Shqipëri: Politiko

Të fundit