Flash News

POLITIKOFF

Vrau babanë me katër plumba, gjendet arma që u përdor për krimin

Vrau babanë me katër plumba, gjendet arma që u përdor

Disa orës pas zbulimit të vrasjes së një burri nga vajza e tij në Durrës, Policia ka gjetur edhe armën e  krimit, që u përdor nga 19-vjeçja që vrau babanë e saj, dhe më pas deklaroi se e kreu krimin pasi i ati donte ta martonte me një djalë në fshat

Pistoleta është gjetur në një moçal dhe sipas të dhënave, Hygerta Meta ka treguar para hetuesve vendin ku e kishte hedhur atë.

Arma do të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të provuar nëse viktima është qëlluar me të njëjtën armë.

Vajza deklaroi fillimisht se armën e kishte hedhur në det, por më pas ka treguar vendin e saktë.

 

 

Të fundit