Flash News

POLITIKOFF

Vuante nga kanceri metastatik i gjirit, Tatjana Patitz ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare

Vuante nga kanceri metastatik i gjirit, Tatjana Patitz ndahet nga jeta në

Modelja e njohur Tatjana Patitz ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Ajo vuante nga kanceri Metastatik i Gjirit. 

Modelja me origjinë gjermane jetonte në Kaliforni kohët e fundit. Patitz, e cila u bë i famshëm në vitet 1990, u bë një nga supermodelet më të shquara të dekadës. Ajo gjithashtu u shfaq në videoklipe për Duran Duran dhe George Michael. Në një intervistë të vitit 1988 me revistën Vogue, ajo ia atribuoi suksesin e saj motos "mos u duk si askush tjetër".

Vuante nga kanceri metastatik i gjirit, Tatjana Patitz ndahet nga jeta në

"Njerëzit gjithmonë thoshin se dukesha e veçantë... Dhe mund të them se ky është një shkak i suksesit tim," tha ajo në atë kohë.

Vuante nga kanceri metastatik i gjirit, Tatjana Patitz ndahet nga jeta në

Paraqitja më e fundit e Patitz në pasarelë ishte në shfaqjen Etro në shkurt 2019 si pjesë e javës së modës në Milano, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Ajo ka lënë pas djalin e saj 19-vjeçar, Jonah.

Vuante nga kanceri metastatik i gjirit, Tatjana Patitz ndahet nga jeta në

Të fundit