Flash News

POLITIKOFF

Whatsapp bllokon 2 milionë llogari në Indi. Por pse?

Whatsapp bllokon 2 milionë llogari në Indi. Por pse?

WhatsApp ka bërë me dije se ka bllokuar mbi 2 milionë llogari në Indi gjatë muajve maj dhe qershor për shkelje të rregullave. 95% e këtyre përdoruesve u bllokuan për kalimin e numrit të herëve që mund të bëhen “forward” mesazhet në Indi.

India është tregu më i madh i WhatsApp me rreth 400 milionë përdorues.

"WhatsApp" tha në një deklaratë se fokusi i tij kryesor ka qenë parandalimi i llogarive në Indi nga dërgimi i mesazheve të dëmshme ose të padëshiruara. Duke përdorur teknologjinë e përparuar, ËhatsApp thuhet se ndalon afër tetë milionë llogari në të gjithë botën çdo muaj.

BBC shkruan se 2 milionë llogari që dërgojnë një "shkallë të lartë dhe anormale të mesazheve" u ndaluan vetëm në Indi midis 15 majit dhe 15 qershorit. Shërbimi e identifikon një llogari indiane përmes prefiksit +91 (kodi i vendit).

Whatsapp bllokon 2 milionë llogari në Indi. Por pse?

Të fundit