Flash News

POLITIKOFF

WhatsApp publikon se sa mesazhe u shkëmbyen gjatë finales së "Kupës së Botës"

WhatsApp publikon se sa mesazhe u shkëmbyen gjatë finales së

Gjatë finales së Kupës së Botës platforma e mesazheve WhatsApp e cila operon në kuadër të Meta-s, ka thyer rekord me mesazhe. Ka qenë vet themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili e bëri të ditur lajmin. Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se gjatë finales, në WhatsApp ka pasur 25 milionë mesazhe në sekondë.

Zuckerbergu përveç rekordit të thyer nga Whatsapp ka përmendur edhe postimin e Kupës së Botës të Leo Messit i cili më i pëlqyeri në historinë e Instagramit.

"Postimi i Kupës së Botës i Leo Messit tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit. WhatsApp gjithashtu arriti një rekord prej 25 milionë mesazhe në sekondë gjatë finales."

Të fundit