Flash News

POLITIKOFF

WhatsApp sjell ndryshime të tjera për Vitin e Ri

WhatsApp sjell ndryshime të tjera për Vitin e Ri

Njerëzit me modele të vjetra iPhone dhe Android nuk do të mund të përdorin WhatsApp pas 31 dhjetorit pa bërë një update, i cili nuk bëhet tek modelet e vjetra. WhatsApp do të pushojë së funksionuari në 49 modele të telefonave duke përfshirë iPhone 5 ose 5c së bashku me disa modele Huawei, LG dhe Samsung. Përdoruesve të këtyre telefonave do t’u dërgohet një alarm nga WhatsApp përpara se të pushojë së funksionuari.

"Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime."

Për të përditësuar sistemin tuaj operativ në një iPhone, shkoni te cilësimet “të përgjithshme” dhe zgjidhni “përditësimi i softuerit”. Nëse pajisja juaj nuk mund të ekzekutojë softuerin e përditësuar, do t’ju duhet një telefon më i ri për ta bërë këtë. Në tetor WhatApp ndaloi së punuari në iPhone duke përdorur iOS 11 dhe softuer më të vjetër.

 

 

Të fundit