Flash News

POLITIKOFF

Will Smith përballet sërish me një tjetër "ndëshkim", Netflix anulon shfaqjen e aktorit

Will Smith përballet sërish me një tjetër

Dy projekte në të cilat ishte dhe Will Smith kanë ndryshuar prodhimet e tyre, me National Geographic që vonoi një nga seritë e tij të ardhshme ndërsa Netflix anulon zhvillimin e "Bright 2".

Një serial i natyrës që kishte për qëllim të shfaqte Smith-in teksa ai vizitonte Polin e Jugut dhe Polin e Veriut. Raporti vjen nga Bloomberg, burimi i të cilit është dikush i afërt me projektin. Ky do të shënonte shfaqjen e tretë të Smith me NatGeo, ndërsa të tjerët do të ishin One Strange Rock i 2018-ës dhe Welcome to Earth i 2021-ës. Prodhimi ishte menduar të fillonte pas tre javësh, megjithëse tani është vendosur të fillojë në vjeshtë.

Will Smith përballet sërish me një tjetër

Gazetari i Bloomberg, Lucas Shaë, konfirmon gjithashtu se Netflix ka anuluar gjithashtu planet për të ecur përpara me "Bright 2", një vazhdim i filmit të vitit 2017 me regji të David Ayer, ku luajti Smith. Në filmin origjinal, Smith luajti si Daryl Ëard, një detektiv i LAPD-së në një version të LA ku njerëzit bashkëjetojnë me një numër krijesash të ndryshme mistike.

Ai ishte planifikuar të riprodhonte rolin e tij në vazhdim. Filmi origjinal nuk u prit mirë nga kritikët, por u raportua në atë kohë si një nga publikimet më të mëdha të filmave ndonjëherë për shërbimin e transmetimi. Pas katër vjetësh , filmi është anuluar zyrtarisht.

Të fundit