Flash News

POLITIKOFF

Will Smith tregon se ra në dashuri me aktoren e njohur gjatë kohës kur ai ishte i martuar

Will Smith tregon se ra në dashuri me aktoren e njohur gjatë

Will Smith ka rrëfyer shumë ngjarje të jetës së tij në librin e ri të kujtimeve të William dhe këto janë ngjarje që kanë ndodhur në jetën e tij - ku tregohen dobësitë e aktorit.

Ndër të tjera, në këtë libër, aktori ka treguar se si ai “ra në dashuri” me aktoren Stockard Channing gjatë martesës së tij të parë.

Will Smith tregon se ra në dashuri me aktoren e njohur gjatë

Smith – i cili sapo ishte bërë baba i Trey-t, djalë të cilin aktori e ka me gruan e parë,  me gruan e tij të Sheree Zampino – mbeti në karakter edhe kur ishte jashtë xhirimeve të filmit të vitit 1993. Ndërsa ndjenjat e tij romantike për Channing rriteshin, marrëdhënia e tyre mbeti profesionale, shkruan ylli i Hollywood.

Will Smith tregon se ra në dashuri me aktoren e njohur gjatë

“Sheree dhe unë ishim në muajt e parë të martesës sonë me një fëmijë krejt të ri dhe për Sheree, mund të imagjinoj se kjo përvojë ishte shqetësuese ,” shkruan Smith në kujtimet e tij,

“Ajo ishte martuar me një djalë të quajtur Will Smith dhe tani ajo jetonte me një djalë të quajtur Paul Poitier. Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, gjatë xhirimeve unë rashë në dashuri me Stockard Channing. Pas mbarimit të filmit, Sheree dhe Trey dhe unë u kthyem në L.A. Martesa jonë kishte një fillim të vështirë. E gjeta veten në dëshirë të madhe për të parë dhe folur me Stockard.”

Të fundit