Flash News

POLITIKOFF

"Xhamadani vija-vija" e kënduar nga grupi suedez: Kjo është mënyra jonë për të vlerësuar njerëzit e mirë nga Kosova

"Xhamadani vija-vija" e kënduar nga grupi suedez: Kjo

Grupi suedez “MadMan’s Choice” kanë publikuar dje në kanalin e tyre në Youtube këngën "Xhamadani vija-vija" në versionin e tyre. Një version në fakt që nuk bën shumë dallim nga të gjitha versionet e tjera pasi shqipja me të cilën këndojnë këngën duket kaq perfekte.

"Xhamadani vija-vija" e kënduar nga grupi suedez: Kjo

Grupi suedez ka vizituar Rahovecin, në Kosovë, dy vite më parë, të ftuar specialë në Hardh Fest, dhe mesa duket ai ka qenë momenti kur edhe ka lindur gjithë dashuria e tyre për shqiptarët.

Si bashkëpunëtorë për këtë produksion, grupi suedez kanë zgjedhur po ashtu shqiptar, kompozitorin Florent Boshnjaku, ndërsa videoja është realizuar nga Bujar Berisha.

Në përshkrimin e videos në Youtube, grupi shkruan:

"Kjo është mënyra jonë për t`u treguar vlerësimin tonë njerëzve të mirë nga Kosova e bukur. Puna me këtë projekt ishte kaq argëtuese dhe një përvojë e paharrueshme."

Të fundit