Flash News

POLITIKOFF

Xhelozi dhe posivitet? Donald Veshaj flet për marrëdhënien me Bora Zemanin dhe a kanë shanse për t`u rikthyer bashkë

Xhelozi dhe posivitet? Donald Veshaj flet për marrëdhënien me

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë një nga çiftet më simpatike të show bizz-it shqiptar, mirëpo atëherë kur dukej se gjithçka po u shkonte mirë, dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Disa media aluduan se Donaldi ishte posesiv dhe xheloz dhe ndaj kjo mund të ishte dhe arsyeja pse i kishin dhënë fund romancës së tyre.

Donaldi tashmë është pjesë e Big Brother Vip dhe kurioziteti për të ditur arsyet e ndarjes është shumë i madh dhe ndaj Paloma ka përfituar ta pyesë lidhur me këtë.

Me përgjigjet e tij, Donaldi ka treguar më shumë rreth prishjes së marrëdhënies së tij me Borën. I pyetur se a mund të ketë një ribashkim mes tyre, aktori i humorit ka preferuar që të mos përgjigjet duke thënë që “mbaroi intervista”.

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????PËR’PUTHEN EDITS ???? (@perputhen.edits2)

Të fundit