Flash News

POLITIKOFF

Xhemi Shehu flet për rikthimin në ekran: U gëzova shumë

Xhemi Shehu flet për rikthimin në ekran: U gëzova shumë

Pas njër periudhe pauzë nga ekrani, Xhemi Shehu do të rikthehet si prezantuese por në një festival tashmë. Ajo ka qenë e ftuar në   “Pardon my French” në Top Albania Radio ku  tregoi me emocion gjithçka për eksperiencën që po e kthen në ekran.

Xhemi Shehu tregoi se në fakt kjo nuk është hera e parë që e ftojnë të prezantojë “Festivalin e Këngës”, por për disa arsye nuk ka pranuar.

Xhemi Shehu flet për rikthimin në ekran: U gëzova shumë

“Ftesa më ka ardhur dhe herë të tjera. Një herë kam qenë duke lindur, një herë më thanë që kemi dashur të të marrin”, tha Xhemi, ndërsa në vazhdim pranoi se ftesën për këtë Festival e ka pritur me shumë qejf.

“U gëzova shumë, ka kohë që më ka ardhur si ftesë… Me atë jam rritur, dikur mezi e prisja”, tha moderatorja.

Moderatorja nuk ka pranuar të tregojë më shumë detaje duke e lënë kështu surprizë për publikun por megjithatë theksoi se do t’i përmbahet skenarit edhe pse do jetë shumë larg klasikes.

Të fundit