Flash News

POLITIKOFF

Xheneta futet në shtëpinë e ‘Big Brother VIP 4’

Xheneta futet në shtëpinë e ‘Big Brother VIP 4’

Mbrëmjen e sotme, shtëpia e “Big Brother VIP 4” u trondit nga një hyrje e papritur: Xheneta Fetahu, ish-banorja e “Big Brother Kosova” dhe ish-e dashura e banorit aktual, Gjestit, u bë pjesë e spektaklit. Kjo lëvizje është pjesë e një sfide të re nga Vëllai i Madh, ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj asnjë ngjarjeje të re brenda shtëpisë.


Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Kosova”, Xheneta krijoi një lidhje me Gjestin, i cili aktualisht ndodhet në “Big Brother VIP Albania 4” dhe ka nisur një raport me banoren tjetër, Eglin. Hyrja e Xhenetës pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi, veçanërisht duke pasur parasysh historinë e saj me Gjestin.


Pas daljes nga “Big Brother Kosova”, Xheneta kishte deklaruar se kishte nevojë për kohë për të reflektuar dhe për t’u përshtatur me realitetin jashtë shtëpisë. Megjithatë, hyrja e saj në “Big Brother VIP 4” tregon se ajo është gati të përballet me sfida të reja dhe të sqarojë çështje të hapura me Gjestin.  

Të fundit