Flash News

POLITIKOFF

Xhoda tregon sa kushtoi bileta për të takuar Al Pacino-n dhe bisedën me aktorin legjendar

Xhoda tregon sa kushtoi bileta për të takuar Al Pacino-n dhe

Javën që lamë pas bëri xhiron e rrjetit fotoja e aktorit të njohur të humorit Irgen Çela, i njohur si "Xhoda", me yllin e kinematografisë botërore, Al Pacino.  Ai mori pjesë në eventin që kishte si pjesëmarrës aktorin legjendar të "Godfather".

I ftuar në "Ftesë në 5" në Top Channel, aktori i "Protokalli", rrëfeu më shumë në lidhje me këtë takim, duke bërë me dije edhe sa kushtonte bileta e të parit nga afër një shfaqje dhe një foto me Pacino-n.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Irgen Çela (@cela_irgen)

“Bileta për të shkuar atje ku ishte ai kushtoi 300 euro, kurse për të shkrepur këtë fotografi pagova 500 euro… Ishin më shumë se 1000 vetë të pranishëm dhe shumë prej tyre po prisnin në radhë. Më vonë e perceptova atë momentin e vogël që e takova dhe i thashë në anglisht që kisha ardhur nga Shqipëria për ta takuar. Ai më tha “M’u bë qejfi” dhe më vonë kur dola që andej kuptova që unë kisha komunikuar vërtetë me të."

Të fundit