Flash News

POLITIKOFF

Yjet amerikane bëhen producente të filmit "Zgjoi", do të udhëheqin fushatën për "Oscar"

Yjet amerikane bëhen producente të filmit "Zgjoi", do

Aktorja Elisabeth Moss si dhe producentja Lindsey McManus janë bërë producente ekzekutive të filmit “Zgjoi” të Blerta Bashollit, që ndërkombëtarisht njihet me titullin "Hive". Filmi ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe dy yjet amerikane do ta udhëheqin fushatën e këtij filmi për çmimin "Oscar", në kategorinë e filmit më të mirë të huaj.

Yjet amerikane bëhen producente të filmit "Zgjoi", do

“Zgjoi” është filmi më i suksesshëm që është prodhuar në Kosovë dhe ka fituar mes shumë çmimesh tjera, edhe atë të filmit më të mirë në festivalin prestigjioz të filmave të pavarur “Sundance”.

Këtë lajm e ka publikuar “Deadline”, si dhe të njëjtin e ka shpërndarë vetë Basholli në profilin e saj në Facebook.

Të fundit