Flash News

POLITIKOFF

Yjet e Hollywood-it janë po aq në stres për zgjedhjet - gjithashtu

Yjet e Hollywood-it janë po aq në stres për zgjedhjet -

Nëse jeni në ankth për zgjedhjet, dijeni që Hollywood-i është aty me ju.

Vipat e yjet e Hollywood-it kanë ndarë emocionet e tyre në rrjetet sociale sa i takon zgjedhjeve amerikane të vitit 2020.

Cardi B postoi një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqej duke pirë cigare të shumta në të njëjtën.

Moderatori Jimmy Kimmel shkroi në Twitter të martën mbrëma: "Kjo është si të jesh zgjuar gjatë operacionit tënd."

Nëse keni ngrënë nga stresi, aktorja dhe regjisorja Elizabeth Banks është aty me ju. "Thjesht po eci përpara dhe prapa," shkroi ajo në Twitter. "Të paktën po djeg kaloritë e akullores që sapo hëngra. #Nataezgjedhjeve."

James Corden dha në Twitter disa këshilla të mira gjithashtu:

"Merrni frymë. Merrni frymë. Thitheni nga hunda, nxirreni nga goja."

Mesa duket edhe pse nuk e ndikon Shqipërinë, edhe shqiptarët janë përfshirë shumë në këto zgjedhje të Amerikës, të cilat po ndiqen me shumë vëmendje nga mediat dhe personat e famshëm. Emisionet politike dhe edicionet e lajmeve i kanë dhënë hapësirë maksimale këtyre zgjedhjeve teksa vazhdon ende numërimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Materiale pjesërisht nga CNN dhe pjesërisht nga Twitter. Përshtati në shqip: Politiko.al

Të fundit