Flash News

POLITIKOFF

Ylli Limani i rrëfen fansave që ka agjëruar gjithë muajin: Më ka mësuar shumë ky Ramazan

Ylli Limani i rrëfen fansave që ka agjëruar gjithë muajin:

Në ditën e Fiter Bajramit, në ditën e shënuar kur përfundon agjërimi dhe sakrifica e besimtarëve myslimanë, Ylli Limani ka treguar se ky muaj ka përkuar me agjërimin e tij të parë, nga fillimi deri në fund dhe gjithashtu, ka folur për të gjithë gjërat që ka mësuar nga kjo përvojë.
 
Përmes një postimi në Instastory, Ylli shprehet:

“Ky ka qenë Ramazani i parë që kam agjëruar (nga) fillimi (deri në) fund. Mësova shumë për vetëdisiplinën, për të pasur kujdes se çfarë them, shoh, dëgjoj, mendoj dhe bëj. Pa bukë e ujë, e kupton më mirë dikë që nuk i ka”.

Ylli Limani i rrëfen fansave që ka agjëruar gjithë muajin:

“Gjatë gjithë muajit kam reflektuar, ku jam, ku dua të shkoj dhe çfarë jam duke e bërë mirë ose keq. Mësova se me vërtetë, nuk kam për çfarë të ankohem. Përqendrohu tek ato që ke dhe ji falenderues 24 orë në ditë. Më e rëndësishmja, për të konfirmuar edhe njëherë fuqinë e qëllimit: Kur e ke të qartë çfarë do, gjithçka është e mundur. Zoti na pranoftë agjërimin!” uroi Ylli, duke treguar kështu të mirat që sjell agjërimi për besimtarët.

Të fundit