Flash News

POLITIKOFF

Yuri Kim takon sopranon e njohur shqiptare: Një nga idhujt e mi, folëm për aftësitë unike të muzikës

Yuri Kim takon sopranon e njohur shqiptare: Një nga idhujt e mi, folëm

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është takuar me sopranon e njohur shqiptare Ermonela Jahon. Ka qenë vet Kim që ka shpërndarë foto në rrjetet sociale, ku bën me dije se sopranoja shqiptare është një nga idhujt e saj.

Nga fotot që ka postuar Kim, duket se takimi ka qenë shumë miqësor. Ambasadorja ka bërë me dije se ka bashkëpunuar më herët me Jahon për fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por ky ka qenë takimi i parë mes tyre.

Kryediplomatja amerikane bën me dije se me sopranon kanë diskutuar mbi aftësinë e muzikës për të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin dhe për fuqinë që ajo përcjell.

"Faleminderit Ermonela, që ishe një dritë kaq verbuese, e bukur. Mezi pres të të shoh në skenë”, shkruan ndër të tjera Kim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Të fundit