Flash News

E-TJERA

Yuri Kim viziton Vunonë: Shkova për një kafe dhe përfundova duke pirë uzo

Yuri Kim viziton Vunonë: Shkova për një kafe dhe përfundova

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka marrë një pushim të shkurtër, të cilin ka zgjedhur ta kalojë në fshatin Vuno, Vlorë. Lajmin e ka bërë me dije vet kryediplomatja amerikane, duke ndarë dhe disa foto në rrjetet sociale.

Ajo është takuar atje me banorët e fshatit, me të cilët ka diskutuar për jetën në Shqipëri, ndërsa ata i kanë treguar më shumë për historinë e Vunosë.

Kim shkruan se shkoi në Vuno për një kafë dhe përfundoi duke pirë uzo me banorët. Ajo i falenderon këta të fundit për bisedën e këndshme, ndërsa shton se do të kthehet sërish ta vizituar këtë fshat.

“Si shumë njerëz në Shqipëri dhe në Evropë, unë jam duke bërë pushim të shpejtë për t’u rikarikuar. Shkova në Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur.

Unë e vlerësova atë që mësova për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedën për familjet tona. Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit!"-shkruan Kim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Të fundit