Flash News

POLITIKOFF

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother, Arditi paralajmërohet me përjashtim nga BBV

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother, Arditi paralajmërohet

Në shtëpinë e Big Brother Vip, disa minuta më parë ka mbërritur një zarf i zi me një paralajmërim për një nga banorët e shtëpisë.

Të qenit pjesë e lojës se ‘’Big Brother’’ do të thotë edhe respektim i rregullores së vendosur nga ‘’Vëllai i Madh’’. Këtë gjë duket se nuk e kanë treguar disa prej banorëve të cilët janë paralajmëruar disa herë për rregullat e shtëpisë.

Arditi ka rezultuar se ka fikur qëllimisht mikrofonin e tij, por gjithashtu shpeshherë ka akuzuar produksionin për mungesë transparence.

‘’Vëllai i Madh’’ i ka sqaruar Arditit se kjo është paralajmërimi i fundit për të, dhe në rast se sjellja e tij nuk do të ndryshojë do të merren masa nga produksioni deri në eliminimin e përhershëm të tij.

Të fundit