Flash News

POLITIKOFF

Zbardhet dëshmia e autorit që goditi me telefon Bebe Rexhën

Zbardhet dëshmia e autorit që goditi me telefon Bebe Rexhën

Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është sulmuar nga një person në koncertin e saj.

Bebe po performonte në skenë, kur një burrë nga turma e goditi me telefon në fytyrë.

I riu Nicolas Malvagna është vënë tashmë në prangat e autoriteteve dhe pritet të dalë para gjyqit të hënën e javës së ardhshme.

Ndërkohë në dëshminë e tij Malvagna është shprehur se e goditi këngëtaren pasi ka menduar se do të ishte qesharake.

 “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij.

Goditja e fortë e la këngëtaren të gjakosur dhe me sy të nxirë.

Të fundit