Flash News

POLITIKOFF

"Zelensky si ujor reformator, Putini si peshore më pak i favorizuar", si përshkruhet astrologjikisht lufta në Ukrainë

"Zelensky si ujor reformator, Putini si peshore më pak i

Sot në "Wake Up" ka qenë e ftuar astrologia e njohur shqiptare, Meri Shehu. Ajo ka folur se sa është e favorizuar ose jo Ukraina dhe presindenti i saj, Volodymyr Zelensky në sulmin e Rusisë, konkretisht Putinit.

Sipas Merit presidenti ukrainas, sipas yjeve, është më i favorizuar se Putin.

"Duke qenë ujor, këtu futet reformatori. Pra, kërkon reforma. Dhe ai mesa duket ka dalë tek reformat. Këtu do të fitojë ai pjesën e vet tek reformat. Mua m`u bë një luftë por unë tani do futëm këtu, do futem aty, do marr këtë, do përfitoj atë. Shikon reforma në largpamësi. Këtu fiton ai, tek reformat,"- tha Meri për Zelensky-n që është një Ujor.

Ndërkohë, për shenjën më të disfavorizuar për muajin mars, Meri tha që është Peshorja, shenjë së cilës i përket presidenti rus, Putin.

Por si parashikohet të shkojë lufta në Ukrainë, a ka ndonjë lajm të mirë ose një moment që të sjellë paqe dhe dakordësie?

"Unë si astrologe them se deri të paktën në datën 7-8  mars nuk e shoh të mundur. Pas në kohë mund të ketë paqe, por sa vjen edhe shtohet tendenca për dominancë. Kjo është luftë jo vetëm dominanca shtetesh por edhe dominanca personash. Zakonisht kur dy njerëz kërkojnë të vendosin pushtetin e vet dhe prapa përdorin gjithë tanket, armaturat dhe vendet e tjera, kjo do të thotë që bota është zënë rob. Mbas majit, do të ndahet shapi nga sheqeri, në kuptimin e mirë të fjalës,"- tha Meri.

"Pas majit muns të sjellë luftën dhe paqen, aty do të ndahet. Por e rëndësishme është që jemi në një vit të rëndësishëm dhe kërkojmë besimin dhe idealet, shpresoj ta gjejmë,"- përfundoi Meri.

Të fundit