Flash News

NDËRKOMBËTARE

Zemërim në Poloni, VIP-at po marrin vaksinën jashtë radhe

Zemërim në Poloni, VIP-at po marrin vaksinën jashtë radhe

Disa media polake kanë raportur se personazhet e njohura të këtij shteti si dhe politikanë të shumtë kanë marrë vaksinën kundër Covid-19 jashtë radhe. Momentalisht në Poloni duhet të vaksinoheshin sipas programit vetëm punonjësit e shëndetësisë dhe familjarët e tyre dhe një gjë e tillë ka shkaktuar zemërim tek qytetarët.

Ndërsa raportohet se kanë nisur hetimet për këtë çështje  pasi një aktorë, një këngëtar dhe një prezantuese konfirmuan se tashmë e kanë marrë vaksinën.

Mediat polake kanë shkruar se këta VIP-a që kanë marrë janë vaksinuar në Universitetin Mjekësor të Varshavës, i cili kishte disa doza shtesë e ndërsa kryeministri Mateusz Morawiecki e quajti rastin një skandal.

Të fundit