Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Zgjidhet Miss Shqipëria 2022, njihuni me bukuroshen shqiptare
Edicioni i 24-të i “Miss Shqipëria 2022” u mbajt mbrëmjen e kaluar në kalanë e Porto Palermos në Himarë. Kurora shkoi për Drita Zirin, 17-vjeçaren nga Fushë-Kruja, e cila u zgjodh mes 27 vajzave kokurrente nga Shqipëria dhe diaspora.
Ziri ka qenë e përfshirë prej të paktën dy vitesh në botën e modelingut dhe ka pozuar në Stamboll dhe Tiranë. Klara Musabelliu u shpall shoqëruese e parë e Missit, ndërsa shoqëruese e dytë u shpall Sibora Rustemi.
Spektakli u transmetua mbrëmjen e djeshme në Klan Plus për rreth 3 orë të mbushura me sfilata e surpriza. Këngëtarët e ftuar si Rovena Dilo, Devis Xherahu, Eneida Tarifa, Maya, Adelina Tahiri etj., performuan gjatë mbrëmjes.
Edicioni i 24-të i spektaklit të bukurisë mbajti vulën e producentit Petri Bozo.