Flash News

POLITIKOFF

"Zgjoi" bën histori, filmi futet në listën e "Oscar"

"Zgjoi" bën histori, filmi futet në listën e

Filmi “Zgjoi (Hive)” ka një sukses të madh pasi ka arritur të marrë dhjetëra çmime ndërkombëtare. Megjithatë, këtë herë ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, pasi është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz 'Oscar'.

"Zgjoi" bën histori, filmi futet në listën e

Votimi në listën e ngushtë përfundoi më 15 dhjetor dhe të tjerët do të kalojnë në fazën e parë të votimit zyrtar. Votimi i nominimeve fillon të enjten, më 27 janar dhe përfundon të martën, më 1 shkurt. Pjesa tjetër e nominimeve për Oscar do të publikohen më 8 shkurt.

"Zgjoi" bën histori, filmi futet në listën e

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

"Zgjoi" bën histori, filmi futet në listën e

Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.

Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022.

"Zgjoi" bën histori, filmi futet në listën e

Të fundit