Flash News

POLITIKOFF

Zhaklin thotë se u ndje e neveritur nga dedikimi i Fifit për Adisin: Na tregon të ruajmë veten për një burrë

Zhaklin thotë se u ndje e neveritur nga dedikimi i Fifit për Adisin:

Fifi është duke shijuar në maksimum romancën e saj me Adis Parushin. Por këngëtarja ka postuar një foto me të dashurin e saj dhe aji që ka shkruar ka ngjallur shumë debat.

 “Përtej dashnisë! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të të dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, - ishin fjalët që shkroi këngëtarja krahas postimit të saj në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Lidhur me këtë ka reaguar dhe gazetarja Zhalkin Lekatari, e cila thotë se është ndjerë “e neveritur” nga postimi i këngëtares. “Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua.

"Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, thotë Zhaklin.

Të fundit