Flash News

POLITIKOFF

Zhaku revoltohet me Ramën, Braçen dhe Kukën: Më ftove dikur të jem kryetare e FRESSH, nuk mund ta besoj që po i hidhni gaz Tiranës

Zhaku revoltohet me Ramën, Braçen dhe Kukën: Më ftove

Inida Kreuz e njohur me emrin artistik nga shqiptarët si Zhaku, ka shprehur shpesh herë revoltë në rrjetet e saj sociale lidhur me aktualitetin dhe protestat që zhvillohen në Shqipëri. Po asthu ka mbështetur fort protestën që po zhvillohet këto tre ditë për vrasjen e Klodian Rashës.

Zhaku edhe në daljet televizive është shprehur kundër gazit lotsjellës që po hidhet kundër qytetarëve. Sipas Zhakut shumë njerëz nëpër shtëpia mbajnë hapur dritaret sepse duan të marrin frymë sepse jemi dhe në kohë Covid-i, apo nderin rrobat.

Lidhur me këtë, ka reaguar sërish, ku e revoltuar i ka bërë thirrje Ramës se nuk mund ta besojë që ai po e bën këtë gjë, Rama që e ka ftuar të jetë krytare e FRESSH-it, apo Braçe me të cilin ka pirë kafë apo dhe zv. ministrja e Brendshme Romina Kuka.

Postimi i plotë i Zhakut:

Mos ju shoh me te me cani k**in me komente pse shkruaj nga Gjermania, se do vij do ju q* motrat te gjitheve. Une jam shqiptare, passaporte shqiptare, neneshtetesi shqiptare, dhe nuk mund tju lejoj me te beni komente k**i ne profilin tim! Sot fola me njerez ne Tirane qe kane nevoje per ajer te paster, jo gaz nga shteti, por ajer te pater. Dhe nuk mund ta besoj dot, qe Edi Rama, qe ne 2005 me ftonte te behesha kryetare Fresshi sot ka perfunduar duke heshur gaz mbi qytetin qe e zbukuroi vete. Nuk mund ta besoj dot qe Erion Brace me te cilin pija kafe shume shpesh perfundon duke hedh gaz mbi Tirane. Nuk mund ta besoj dot qe Romina Kuka qe me shkruante mesazhe kur beja Kopirajt ne Top Albania Radio perfundon duke hedh gaz mbi Tiranen tone, te cilen e kemi dashe, e duam dhe do ta duam. Nuk mund ta besoj dot qe keni perfunduar duke na vrare femijet, prinderit... Nuk mund ta besoj

Zhaku revoltohet me Ramën, Braçen dhe Kukën: Më ftove

 

Të fundit