Flash News

POLITIKOFF

Zhgënjim nga Fifi dhe akuza ndaj produksionit, Arditi flet pas daljes nga BBV

Zhgënjim nga Fifi dhe akuza ndaj produksionit, Arditi flet pas daljes nga

Pas daljes nga Big Brother Vip Albania, Arditi është shprehur i zhgënjyer nga miqësia që pati me Fifin. Madje ka qenë pikërisht zgjedhja e Fifit, një nga faktorët që ndikoi që ai të dilte jashtë, pasi përballë Arditit, Fifi zgjodhi që  çonte në nominim një konkurrent të fortë, si Donaldi.

Arditi, i ftuar sot në “Fan Club” u shpreh i zhgënjyer nga Fifi.

“Jam i zhgënjyer nga Fifi. Se unë u penalizova sepse mbrojta Fifin dhe i dola kundër Semit dhe Donaldit. Kurse Fifi nuk më mbrojti. Doja të bëja një reagim të gjatë në Instagram por, do i them diçka të martën nëse më jepet mundësia në spektakël. Graniti tha “Pse nuk e ke menduar që Fifi ka dashur të të nxjerr nga shtëpia?” Dhe unë nuk doja ta besoja. Dhe përderisa e tha Graniti, dmth ai di diçka. Dhe duket se ka diçka. Por, unë nuk e hedh poshtë.”

Ardit Çuni, veç të tjerash shprehu edhe kritika të shumta për produksionin. Sipas tij nuk është i vetmi që ka shkelur rregullat, ka pasur edhe të tjerë, por është dënuar, kurse të tjerët jo. Sipas Arditit, ai është trajtuar ndryshe nga personazhet e tjerë të “Big Brother Vip”.

“Rregullat janë thyer minimalisht 5, 6, 7 herë nga Monika, nga Donaldi. Edhe unë jam penalizuar, në seancë gjyqësore jam paralajmëruar vetëm unë. Kam thënë që më ka ardhur një zarf i zi. Donaldi ka thyer një nga rregullat e kontratës dhe vjen zarfi për mua. Më vjen keq që jam trajtuar ndryshe nga të tjerët. Unë që shkela do penalizohem, ata që shkelën nuk penalizohen. Gjithashtu unë jam i vetmi që nuk kam pasur asnjë surprizë, ndërsa të tjerët nga dy tre."

Të fundit