Flash News

POLITIKOFF

Zv.ministrja e Shëndetësisë fanse e zjarrtë e Ilirit: Na ke bërë krenarë, ti je kampioni

Zv.ministrja e Shëndetësisë fanse e zjarrtë e Ilirit: Na ke

Duket se ky "Big Brither Vip", ka mbërthyer shikuesit shqiptarë kudo ku ndodhen para ekranit. Për katër ditë, do të shpallet fituesi i këtij edicioni të parë me personazhe VIP dhe gara sa vjen dhe bëhet më e ashpër.

Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë katër finalistët e këtij edicioni dhe të katër finalistët kanë fangrupet e tyre dhe mbështetësit e zjarrtë.

Mirëpo, gara më e zjarrtë duket se është mes Ilirit dhe Donaldit dhe edhe grupimet e fansave shpesh herë kanë debatuar në rrjet me njëri-tjetrin për ta.

Në fansat e këtyre personazheve janë përfshirë njerëz të profesioneve të ndryshme, si në rastin e zv.ministres së shëndetësisë dhe njëkohësisht Nën Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Vjollca Braho.

Braho duket se është një fanse e madhe e Ilirit dhe e mbështet atë hapur. Kjo është vërejtur në një nga komentet që ka bërë për të, ku shkruan se Iliri i ka bërë krenar shqiptarët dhe se është një njeri i duruar dhe i qetë dhe që meriton fitoren.

“Ai qe na ka bere te ndjehemi krenarë ne Italine fqinje, ai djali shqiptar qe nuk e ka harruar per asnje cast Atdheun ku u lind e gjuhen e bukur shipe e qe ruan ate theksin e bukur tirons. Ai qe ka bere nje loje perfekte duke treguar qe eshte nje strateg e per 4.5 muaj nuk e ngriti nje here zerin, por gjente argument per cdo situate. Ky eshte Kampioni, Ilir Shaqiri”, ka shkruar Braho.

Zv.ministrja e Shëndetësisë fanse e zjarrtë e Ilirit: Na ke

Zv.ministrja e Shëndetësisë fanse e zjarrtë e Ilirit: Na ke

Zv.ministrja e Shëndetësisë fanse e zjarrtë e Ilirit: Na ke

Të fundit