Flash News

POLITIKOFF

Zyrtarizohet largimi i Alban Dudushit drejt Vizion Plus, kumbara e formatit është Bieta Sulo

Zyrtarizohet largimi i Alban Dudushit drejt Vizion Plus, kumbara e formatit

 

Pas 20 vitesh në Top Channel, Alban Dudushi është larguar nga ekrani ku ishte që prej themelimit për të vazhduar karrierën e tij në Vizion Plus.

Alban Dudushi pritet të nisë sot në darkë formatin ‘Spotlight’ në ekranin e ‘Vizion Plus’.
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘7 pa 5’, Dudushi ka treguar se partnerja e tij, Bieta Sulo është “kumbara” e këtij formati.

Teksa në një postim në Instagram ka treguar dhe për buqetën e madhe që ka marrë surprizë nga më të dashurit e tij.

"Një dhuratë për #SPOTLIGHT nga tre DIEJT e mi, Kroi, Joelle, @bietasulo. Ju dua pa fund dhe më ndriçoni çdo stinë të jetës sime. Premiera e SPOTLIGHT sonte në Vizion + në orën 21.00, nis kështu me këmbë të mbarë. ????????????"

Të fundit