Flash News

KRYESORE

Pollo akuzon qeverinë për sulmin ndaj makinës së Lubonjës: Sinjal i përsëritur për t'i mbyllur gojën

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar pas dhunimit për të dytën herë të makinës së analistit Fatos Lubonja.

Në llogarinë e tij në Facebook, Pollo dënon sulmin, teksa shkruan se analisti Lubonja është ndër të paktët zëra jopartiakë që denoncojnë kapjen e shtetit.

Sipas Pollos, sulmi për herën e dytë, është një sinjal për t’i mbyllur analistit gojën.

“Fatos Lubonja me jetën e tij të vështirë është simbol për shumëçka. Por vitet e fundit ai është ndër pak kryezërat jopartiakë e të besueshëm që denoncojnë parreshtur kapjen e shtetit dhe ofiqarët banditë. Prandaj sulmi i përsëritur kundër tij, duke i shkatërruar sërish veturën, është vetëm një sinjal i përsëritur për t'i mbyllur gojën. Agresioni verbal i qeverisë Rama kundër çdo kritiku dhe ligjet anti fjalë kanë krijuar rrethanat inkurajuese për keto agresione.

Prokuroria duhet të hetojë seriozisht e të nxjerrë para drejtësisë edhe dorësin edhe mandantin. Por gjithkush mund të mbrojë Fatos Lubonjën duke thënë zëlartë si ai të vërtetat e kohës”, shkruan Pollo.

 

Të fundit