Flash News

KRYESORE

Pollo: Kemi bërë hapa prapa, Maqedonisë së Veriut nuk iu vendos asnjë kusht

Ish deputeti i PD-së, Genc Pollo e shikon si pozitiv vendimin e grupeve parlamentare në Bundestagun Gjerman që votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Megjithatë, ndërsa Shqipërisë i janë vendosur 9 kushte që të nisin bisedimet zyrtare, Maqedonia e Veriut do t’i çelë ato pa kushte.

“Vendim pozitiv në parim i Grupit Parlamentar CDU/CSU. Shqipëria nuk mund të lihej vetëm e as të veçohej krejt nga Maqedonia. Por 9 kushtet që të hapen praktikisht negociatat, përfshi edhe ato të rejat për votimet e 30 tetorit, dëftojnë se kemi bërë hapa prapa. Maqedonia po miratohet pa kushte.”, shkroi Pollo në profilin e tij në Facebook.

Të fundit