Flash News

KRYESORE

Pollo kujton deklaratën e Ramës: BE përkrah kryesinë e OSBE, por do operojë me Suedinë për Bjellorusinë

Pollo kujton deklaratën e Ramës: BE përkrah kryesinë e OSBE,
Ish-deputeti Genc Pollo ka rikujtuar një deklaratë të kryeministrit Edi Rama rreth 20 vite më parë. Asokohe, kur Rama ishte kryetar bashkie, shprehej “Zini hundën me dorë e votojeni qeverinë (Nano)”, kujton Pollo. Sipas Pollos, BE gjendet në të njëjtën situatë kur mbështet kryesinë e OSBE-së drejtuar nga Shqipëria, por që ka zgjedhur operojë me Suedinë, vend i cili merr vitin e ardhshëm drejtimin e Organizatës me 57 vende anëtare. Postimi i plotë i Pollos në Twitter: Dikur, para afro 20 vjetësh e në kohë fushate, Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës, u bënte të vetëve thirrjen e famshme italiane të pas luftës: “Zini hundën me dorë e votojeni qeverinë (Nano)” Sot edhe udhëheqësit e BE thonë se duhet përkrahur kryesia e OSBE edhe po na u desh të zëmë hundën me dorë.  Por meqë Bjellorusia është çështje e madhe e nuk duam risqe ne fakt do të operojmë me Suedinë. Lexo edhe: Rama për situatën në Bjellorusi: OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të ndërmjetësuar palët politike

Të fundit