Flash News

KRYESORE

Pollo përplaset me Bushatin në komision: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë

Pollo përplaset me Bushatin në komision: Fshehja e pisllëqeve

Kryetari i Komisionit të Integrimit Evropian në Kuvend, Genc Pollo, është përplasur ditën e sotme me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë seancës dëgjimore.

Shkak i debatit u bë arrestimi i Moisi Habilajt, lidhja e tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe përfshirja e gjithë vendit tonë në çështjet e drogës.

Pollo ka hedhur një sërë akuzash ndaj Bushatit, i cili ka reaguar ashpër, duke u shprehur se nuk mund të lejojë përdorimin e “fjalorit prej rrugaçi” dhe u largua nga komisioni.

PJESË NGA DEBATI:

Debatet:

Bushati: Ka 2-3 javë që nuk e përmendni fare kanabisin. Nuk e thoni dot një fjalë të mirë për policinë, madje edhe regjisorët e Hollywoodit do vinin të bënin skenar .

Pollo: Moisi Habilaj a do të ishte një protagonist i mundshëm?

Bushati: Për ndershmërinë je më pak i përshtatshëm

Pollo: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë

Bushati: Të respektojmë etikën dhe të respektojmë njëri-tjetrin Kërko ndjesë. Saliun kuq nuk e bën dot me mua, jemi këtu për t’i shërbyer popullin, por fjalor rrrugaç nuk e lejoj dot. Unë e refuzoj këtë torbë.

Të fundit