Flash News

KRYESORE

Pollo pranon negociatat: Paketa e McAllister është e mirë por ka nevojë për zhvillim

Pollo pranon negociatat: Paketa e McAllister është e mirë por ka

PD kërkon të marrë pjesë në zgjedhje, por do garanci minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kështu u shpreh deputeti i PD, Genc Pollo në studion e lajmeve të Ora News.

Pas vizitës së zyrtarit amerikan Yee, Pollo u shpreh se shpreson që në këto 24 orë të ketë një negociatë mes palëve. Ai tha se paketa e ofruar  nga McAllister është një bazë e mirë, por që ka nevojë për zhvillim.

“Unë shpresoj që të negociohet, shpresoj që cdo përpjekje ndërkombëtare që bazohet në kuptimin objektiv të gjendjes në vend dhe me dëshirën e mirë për të gjetur një zgjidhje do të ishte pozitive. Duhet ta pranojmë që këtu jemi, ka një tentativë, mund të jetë me dëshirën e mirë por mënyra si janë servirur gjerat mund të mos e bëjë shumë të frytshme. Mund të ketë një tentativë tjetër, por nuk di ndonjëgje të madhe vetë dhe nuk e kënaq dot kuriozitetin tuaj dhe të publikut. Nëse mundësia jepet sot dhe nesër për të arritur eksplorimin e arsyeshëm të shtrirë në kohë në mënyrë të arsyeshme të përdorimit të elektronikës në procesin zgjedhor dhe një qeveri që do të përdoret në mënyrë të tillë. (Paketa McAllister) mund të quhej një bazë e mirë, por që ka nevojë për zhvillim”, deklaroi Pollo.

Detajet/ Nisin negociatat PS-PD, 18 maji pritet të rrëzojë përfundimisht 18 qershorin si datë e zgjedhjeve

Të fundit