Flash News

KRYESORE

Pollo reagon pas shkarkimit të Kajmakut: Fund i paralajmëruar, çlirimi nga koka e mafies është gjë tjetër

Ish deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo e ka konsideruar si hap pozitiv dhe të paralajmëruar shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Pollo e ka vënë theksin tek mungesa e reagimit nga ana e Partisë Socialiste për këtë rast.

“Lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun”, shkruan ndër të tjera Pollo.

Për ish deputetin e PD-së kjo është një përkrahje në heshtje e ‘kajmakëve’ të tjerë, duke e konsideruar këtë si ‘omerta’, që sipas Pollos, në Italinë e Jugut ishte mjeti kryesor në Italinë e Jugut për të dominuar shoqërinë.

“Dhe kjo heshtje, që nuk është gjë tjetër veçse përkrahje pa zë dhe qartë për kajmakët e shumtë, bie ku e ku më e rëndë se qyqari që donte të blinte fidane me dhrahmi fallco 20 vjet më parë. Në Italinë e jugut kjo njihej si omert; dhe ishte mjeti kryesor i mafies për të dominuar shoqërinë. Në Siçili ushtrohej nga bosët lokalë”, shkruan Pollo.

Të fundit